“Arben Frroku është arrestuar në Holandë, por policia shqiptare nuk po dërgon të dhënat për të kryer verifikimet e nevojshme”.
Ishte kjo deklarata “bombë” e ish-kryeministrit Sali Berisha në studion e gazetares Eni Vasili.
Duke folur për ato që ai i cilësoi si lidhje të qeverisë me krimin Berisha tha se kishte marrë informacione se Arben Frroku, i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasjen e Komisar Dritan Lamajt është ndaluar nga autoritetet holandeze.
Berisha tha se të njëjtat burime i kanë thënë se policia shqiptare nuk po dërgon të dhënat për të verifikuar identitetin e tij.