(FOTO: Thaçi dhe akademik Korkuti gjatë ceremonisë pa publik)/ 

/Nga: Veritas.com.al/

Se ç’punë ka me shkencën dhe me Akademinë e Shkencave një politikan, qoftë edhe lider qeverie, kjo është çudia. Aq më tepër një kryeministër e president si Hashim Thaçi që nuk ka qenë kurrë në bangat e shkollës. Edhe masterin e ka mbrojtur alias benzinato në Zvicër, as sa “Kristali” në Tiranë. Kosovari që e flet gjuhën shqipe më keq se kushdo tjetër në Kosovë, është Hashimi.

Është një kryeministër i suksesshëm; është rrahës i mirë për cilindo që i del përpara, është hopa-hopa deri ku ta çojë rruga si politikan i përfolur për korrupsion gjigand. Mirë… Ishte anëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës; dhe herë ka pranuar se ka “tërheq” gisht në luftë e herë ka deklaruar se nuk ka pasur fare armë në luftë…

Mirë fare, kështu është një politikan ballkanik… Hopa- hopa deri ku ta çojë rruga.

Po me Akademinë e Shkencave dhe me Shkencën, ç’punë ka?! Çudi.

Lajmin e mbajti të fshehtë Akademia e Shkencave, ndoshta e ndërgjegjshme se “po ia fuste kot”, siç thuhet në zhargon.

Lajmin e dhanë vetëm mediat e Kosovës. Ato shkruajnë: “Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është nderuar sot me medaljen “Nderi i Akademisë” nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë.

Këtë nderim, presidenti Thaçi ka thënë se e konsideron si një çështje që nuk ka të bëjë vetëm me kontributin dhe emrin e tij, por edhe me simbolikën gjithëpërfshirëse e përfaqësuese që përmban institucioni i Presidentit të Republikës së Kosovës”…  Për të qeshur! Se pse nderohet Kosova  duke marrë një titull që nuk i ka hije?!- kjo nuk kuptohet.

Ndërsa, Muzafer Korkuti, kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë ka thënë se me këtë mirënjohje, ne duam të vlerësojmë misionin tuaj në krye të shtetit të Kosovës, një mision që ju e keni kurorëzuar në kohë të mbara e në kohë të vështira.

Gjëja më e mirë që bëri Akademia e Shkencave që nuk e bëri “të madhe”, dmth., nuk e tregoi në publik këtë që bëri.

/Veritas.com.al/