Përveç aksidentit të fundit e tragjik në Surrel, Tiranë, edhe dy aksidente kanë ndodhur sotnë aksin rrugor Përrenjas- Librazhd, dhe një tjetër në Lushnjë.

Në Surrel ka gjetur vdekjen një i ri 30-35 vjeç, ndërsa në autostradën Lushnje-Rrogozhinë, në fshatin Konjat, Lushnje, ka mbetur e vdekur pasagjerja e një makine ‘Volkswagen’. Nga Spitali i Traumës Tiranë u njoftua se pasagjerja që ishte dëmtuar rëndë, 35 vjeçarja Marsla Durra, ndërroi jetë.

Ndërsa njeri prej aksidenteve ka ndodhur ne vendin e quajtur Përrenjas Fshat në rrugën Prrenjas- Librazhd, teksa janë përplasur dy autovetura, njëra prej te cilave është përmbysur.

Ne njërin prej automjeteve të përfshirë në ketë aksident udhëtonin katër gjyqtare futbolli te cilët kanë pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhen jashte rrezikut për jetën.

Katër gjyqtarët janë Amarildo Gjeci, Ergin Morina, Xhuljan Rroshi dhe Daniel Vrapi. Katërshja e gjyqtarëve konfirmohet se  po udhëtonin  drejt qytetit të Maliqit ku këtë të dielë do gjykojnë një ndeshje të Kategorisë së Dytë. Sipas burimeve zyrtare  ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Takimi i parashikuar për të filluar në orën 14:00, është shtyrë me 30 minuta për shkak të kësaj ngjarjeje raportuan burime nga FSHF.

Ndërkaq një tjetër aksident ka ndodhur ne vendin e quajtur Kthesa e Pishkashit, ku janë përfshirë një furgon dhe një autoveture të cilat kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

Nga përplasja mjetit tip ‘Ford’ me targa AA108MT me mjetin tip “Benz”, me targa AA269AE janë plagosur tre persona të cilët janë transportuar në spitalin e Përrenjasit dhe ndodhet jashtë rrezikut.

Veritas.com.al/