Presidenti Gotabaya Rajapaksa është arratisur nga Sri Lanka me një avion ushtarak, i shoqëruar nga gruaja e tij.
Vëllai i tij, ish-ministri i Financave Basil Rajapaksa, gjithashtu është larguar nga vendi i goditur nga kriza, thanë burimet për BBC.
Presidenti u largua vetëm disa ditë pasi rezidenca e tij u pushtua nga protestuesit që kërkonin dorëheqjen e tij
Ai ishte zotuar të largohej të mërkurën mes protestave masive për krizën më të keqe ekonomike të ishullit në dekada
Për muaj të tërë njerëzit kanë luftuar me ndërprerjet e përditshme të energjisë dhe mungesat e gjërave bazë si karburantet, ushqimet dhe ilaçet
Mijëra njerëz kanë dalë në rrugë të zemëruar gjatë javëve të fundit, me te shumët fajësojnë familjen Rajapaksa dhe qeverinë e tyre për situatën.
13 Kor 2022