Nga Anila Rezhda, shkrimtare/
20 Shkurt sot…dikur 20 Shkurt 1991-nji
Ne emer te se Mires filloi me se miri nje revolte masive.
Brezi i Arte, ndonese i izoluar dhe pa asnje kontakt me boten, realizoi permbysjen.
Besuam se rrezuam muret e izolimit dhe dolem ne qiej te hapur.
Gjithmone Shqiptari ka derdhur gjak qe te fitoje dicka me te keqe se ajo qe kishte!!!
Keshtu ndodhi pas luftes se dyte boterore, u vendos diktatoria.
Keshtu ndodhi pas 1991-shit, erdhi DERRmorrKRACI!!! (derrat dhe morrat e shtetit)
Ndonese u be revolucin, Shqptaret largohen nga syte kembet, braktisin vendin se asgje nuk besojne se do ndryshoje.
Dhe u vertetuam.
Ata qe do merrnin ne duar pushtetin do ndanin me shpejtesi drite para buxheti, poste, sekrete shteterore, toka, dete, qiej, liqene, lugina, do zhduknin inteligjencen e Kombit si historikisht!!! dhe me ca shalethata dashnore me tru te vdekur neper krevate, do servirnin jeten ne Demokraci!!!
Revolucion seksual ishte, pasi e vetmja e drejte e pare qe u vendos ishte te kishte tre femra si te ta donte qefi ty, c’ka mban kaq mire edhe sot pas 25-se vjetesh!!!
Koha qe Evropa i jep doren Shqiperise me ndihma dhe toleranca juridike sic ishte kalimi i paligjshem i kufijve te tyre, do ishte nje shans i arte qe ne te ngriheshim lart por…
…ata qe mbeten si te babezitur dhe te papare, si njerez te rrahur me martesa djepi dhe gra qe nuk flasin kurre se jane si bageti ne shitje, do pushtonin administraten shteterore.
Arroganca, injorimi, poshterimi, vjedhja e gjithckaje do cudiste Evropen.
“Keta ishin te lodhurit, te mekemburit, me te drejta te cenuar??? C’ne, keta shqyejne bukuri njeri-tjetrin. Vendosni masa dhe ligje penalizuese per qarkullimin e tyre ne Evrope”.
Keshtu Shqiptaret ndonese me te drejten e tokes se Evropes te fituar me lindjen, do trajtohen deri me sot si persona me te drejta te kufizuara.
Kur brenda vendit cirren sharlatanet dhe sharlatanet, Evropa jep njoftime zyrtare per karakteristikat e vendit tone qe perkufizohet ne trafiqe nga me te rendat dhe rrezikshmet.
Ne te ikur rreth 1/3 e kombit, njerez punetore dhe te ndershem, nuk do na llogaritet fare djersa e derdhur askund, as parate e sjella ne Shqiperi qe do mbajne shtetin rrugac ne kembe me aq valute te ardhur.
Brenda vendit ulurasin per racizem karshi neve, Emigranteve…nderkohe qe bota i thote thjesht shtetit tone:”si te ti pashaportizoj kur ti nuk i regjistron sa ke dhe ke ke dhe ku i ke? Si ti bej une shtetas te mite kur ti nuk mund te japesh te dhena te sakta per gjendjet e tyre: civile,policore, gjyqesore? Kush jam une qe prish qetesine time dhe inkuadroj njerezit e tu pa ditur nga e kane koken? Une jam qeveri e shtetit tim dhe jo qeveri tranzitore te ndihmoj tranzitin tend qe nuk ka te mbaruar. Po i afroheni 32 vjeteve qe udhehoqi Enver Hoxha, por me nje te keqe me te madhe, humbisni rrugeve te botes dhe vriteni”.
Shansi i 91-shit humbi.
Inteligjenca hesht se u be tashme brezi i katert ne rradhe qe pas luftes se dyte qe nuk llogaritet, nuk ngre koke, nuk udheheq kombin me aftesite e saj.
Mosdhenia e prones do beje qe Derri dhe Dosa ti rrine afer me shtepi Piktorit, Muzikantit, Mjekut, Profesorit, Shkrimtarit.
Nderkohe qe ne mbare boten komunitetet tokesore per zona zengjine jane nga me te ruajturat nga shteti, pasi molla bije mbi molle, vazhdon mencurne geni ne gen.
C’te bej une me shpine time ne Gjirokaster qe banohet nga nje e papune qe rrihej tre here ne dite nga burri qe pastronte halet e komunales, nga nje tjeter qe mblidhte fekalet e kuajve ne Lazarat, nga nje drogaxhi qe odate e mija i ka aty po fle me cader ne bacen time!!!
C’te bej une e c’ti sjell me teper atij qyteti yll, kur fekalet flene ne stromat e mija te leshta, ne sunduqet e mija te qendisura, ne carcafet e mij te qendisura dhe une…rri si zorraxhije dyerve te administratve te Gjirokastres dhe Tiranes dhe lyp te sekretaret gjoksdala pronat e mija!!!
E kemi shume qef ne si Komb riciklimin e varferise!!!
Cudi qe cudit boten.
Njerezit pertojne te ndryshojne, te flasin dhe te mendojne.
Njerezit hane bashke me ate trahana te qelbur se parate i paguajne korent dhe uje dhe qira…edhe laviret qe perdridhen 24 ore ne televizoret shqiptare.
Se dija qe barqet tona pillnin kaq lavire!!! ende te padala nga veza.
Emisione me lakuriqe, me prostituta, me femra qe fryhen, dergjen si bageti kudo, makinave, moteleve, emisione qe ndahet lavatrice dhe mileti qan nga entuziazmi se i ra lavatrice!!!
Ah moj lavatrice qe me le pamartuar me te dashurin tim atehere!…kishim marre televizor, frigorifer, autorizimin e kishim dhe po prisnin rradhen.
Ma prishen fejesen.
Brez i Arte..qofsh me jete kudo qe te jesh.
Ruaj dhe mbro veten.
Paguani sa te jete per pashaportizimin yje se ndryshe do t’ju varrosin me pllakatin: “Rob i panjohur”.
Mos lini urrejtje e merira pas, se mire qe na mboldhen ata te huaj e na lane te hame e rrojme, te rrisim femijet.
Lerini pretendimet se nuk keni te drejte fjale aty ku lindet!!!
E Mira ka fytyre te keqe!!!
Ne emer te saj une u shkriva si njeri dhe si femer.
Per me te Miren u denova boterisht se shteti im nuk u ndreq dhe u mohova vendalish se moda 25-se vjecare e femrave ishte:”tru peshk~dashnore dy lekeshe~e dipllomuar ne motele”.
I paharruar 20 Shkurti 1991-shit. NilaR