Në Velipojë një fëmijë 11 vjeç është bërë kryefamiljar, i martuar, në krye të një familjeje  me grua dhe dy fëmijë. Qëllimi i denatyralizimit të 11 vjeçarit ishte që të përfitonte tokë nga Ligji 7501. Rasti është zbuluar nga hipotekat dhe po hetohet.

Skemat e mashtrimit për të përfituar tokë, nuk kanë kursyer as përdorimin e fëmijëve. Në Velipojë është zbuluar një rast që po hetohet kur një fëmijë vetëm 11 vjeç, është bërë kryefamiljar me grua dhe dy fëmijë dhe ka përfituar tokë sipas ligjit 7501.

Rasti është denoncuar nga drejtuesit e zyrës së hipotekës, të cilët janë duke bërë verifikime të gjendjes së pronave të tokave në bregdet

“Njësia administrative vendore ka marrë plotësuar dhe ka konfirmuar aktin e marrjes së tokës në pronësi për një persona që ka qenë minoren në momentin e përfitimit të tokës bujqësore në bazë të ligjit 7501. I njëjti minoren, pasi ka përfituar tokë bujqësore në familjen e babit të tij, ka përfituar edhe vetë si kryefamiljar. Ndërkohë që ka qenë vetëm 11 vjeç”, u shpreh Elion Selmanaj, drejtor i Përgjithshëm i ZRPP.

Top Channel mësoi se fëmijës vetëm 11 vjeç, në vitin 1992 i ishte nxjerrë certifikatë familjare dhe ai së bashku me tre anëtarë të familjes së tij merrte tokë.

“Këto gjetje do t’i referohen edhe task- forcës së ngritur pranë kryeministrit dhe në përfundim të një hetimi të thelluar administrativ do t’u përcillen edhe të gjitha organeve ligjzbatuese”, thotë Elion Selmanaj.

Veritas.com.al/