Nga: Darina Zeqiri/
Në një reagim në Facebook, Darina Zeqiri, gazetare e aktiviste e shoqatës Scanderbeg të Parmës, dje shprehte një shqetësim që ndihet, herë më shumë e herë në formë më të lehtë, mes shqiptarëve në emigracion: Që shteti shqiptar nuk ka marrë e vazhdon të mos konsiderojë seriozisht qindra mijëra shqiptarët që jetojnë jashtë vendit. E as Samiti i Diasporës e as ministri Majko nuk duket të kenë ndryshuar qasjen e shtetit ndaj thuajse gjysmës së popullsisë së vendit (e pohuar kjo gjë shpesh nga ministri Majko).
Darina Zeqiri shtron pyetjen: “Pandeli Majko për çfarë na duhet?”. E për të mos u keqkuptuar e përfundon postimin e saj në Facebook me paragrafin “Vini re, s’po them ç’na duhet Ministria për Diasporën, madje kjo duhet përforcuar se kështu si është sot ngjan një provë teknike, një “bërje qefi” e një “t’lajmë gojën” me diasporën përderisa s’ka as buxhet të vetin – fundja jashtë Shqipërie jemi vetëm 1 milion e gjysmë( NJË MI-LION e GJYS-MË), – por pyetja e madhe sa pesëmbëdhjetë katëshi e akoma dhe më shumë është: Majko ç’na duhet?”.
“Majko, ministri pa portofol, për fat të keq të gjithëve nuk është i denjë për rolin e tij. Përtej papagallit, d.m.th disa fjali mësuar përmendësh, nuk arriti të na nderojë as ne e as Shqipërinë. Madje, vuri jo pak në siklet të gjithë që në heshtje përtypëm mbroçkullat e tij. … Figura si Majko janë figurat që përcjellin një imazh të rëndomtë mbi Shqipërinë. … Një ministër, që iu drejtua si popullit ashtu dhe intelektualëve në të njëjtën gjuhë, si të fliste me një kope e pa dhënë asnjëherë një mundësi diskutimi, ballafaqimi, krijime idesh nën vizionin e një të ardhmeje”.
“Përshtypjet që po ju përcjell janë të marra nga përgjithësimi i përshtypjeve të komunitetit, si anëtare e shoqatës, promuovuese e kulturës shqiptare, si gazetare”.
“Vërtet Majko ishte figura e vetme e mundshme për rolin e ministrit për diasporën? – i shkruan Zeqiri Kryeministrit Rama – Kuptoj që është pa portofol, (e kjo cilëson mirë peshën e tij) kuptoj që qeveria ende nuk di se sa influencojnë shqiptarët jashtë shtetit në politikën e saj e duhet të analizoj mirë çdo projekt që mos ta dëmtoj atë e të ndihmoj Shqipërinë, por Majko z. Kryeministër ju garantoj se është figura më e papërshtatshme. As neve s’na duhet e as juve ju ndihmon. Pra askujt”.
I nderuar Kryeministër Sh.T. Z. Edi Rama,- shkruan gazetarja mw poshtw:
Quhem Darina Zeqiri, jam gazetare e banoj në Parma të Italisë. Kjo letër është me cilësi personale, po ju shkruaj në emrin tim.
Pasi Majko, ministri pa portofol, për fat të keq të gjithëve nuk është i denjë për rolin e tij. Përtej papagallit, d.m.th disa fjali mësuar përmendësh, nuk arriti të na nderoj as ne e as Shqipërinë. Madje, vuri jo pak në siklet të gjithë që në heshtje përtypëm mbroçkullat e tij.
Një ministër arrogant e që shprehet hapur që s’e ka idenë e jetës së migrantëve, që jep mësim se si këta ta përmirësojnë jetën e tyre, (pa pyetur se si ia arritën deri sot), që shprehet se është e kot që presin nga qeveria, që IOM – Organizata Ndërkombëtare e Migrimit – e AICS – Agjencia Italiane për kooperim e zhvillim – s’është asgjë. Një ministër që ka hatërmbetje me qeverinë e nuk stepet të shprehet me sipërfaqësi e pa vizion…. – pyet gazetarja. (Nga: 27.al)
Veritas.com.al/