Në vitin 2004 në detin Jon, konkretisht pranë Dhermiut, ka ndodhur një tragjedi e rëndë detare. Kjo ka hyrë në histori me emrin “tragjedia e 9 Janarit”. Natën e kësaj date, një trafikant njerëzish, kishte ngarkuar skafin  tij me thuajse dyfishin e personave që mund të mbartëte, dhe po i dërgonte në Itali si klandestinë. Në mes të detit, atë natë me stuhi, disa nga klandestinët u hodhën ën det, disa i përfshiu flaka e zjarrit, dhe28 persona  humbën jetën. Të gjithë e mbajnë mend atë natë tmerri.

Ngado dëgjoheshin thirrjet telefonike të klandestinëve për ndihmë, e pastaj thirrja dhe jeta e tyre zhytej në fund të detit. As helikpopterë dhe as mjete detare nuk mundën të shpëtojnë jetën e tyre. Mbi skafistët trafikantë që vranë 28 persona u lëshua mallkimi i familjarëve të viktimave, por edhe i kujtdo që mësoi lajmin e tmerrshëm.

Por për çudi, njëri nga autorët e krimit është emëruar shef i kapitenerisë në Portin e Durrësit. mKy është Artur Rokaj.

Partia Demokratike denoncoi dhe tha se “ky është një prej rasteve më të rënda të emërimit në poste publike të personave të inkriminuar” .  Koordinatorja për marrëdhëniet me publikun, Grida Duma, tha se njëri nga skafistët e 9 janarit është emëruar shef në kapitenerinë e portit të Durrësit. Bëhet fjalë për shtetasin Artur Rrokaj, që PD thotë se mban edhe emrin Artan.

Në tragjedinë e 9 janarit 2004 humbën jetën 28 persona.

 

Raporti i policisë për tragjedinë:

Pronarë të gomones ishin shtetasit Elton Tafilaj, Hysni Tafilaj, Altin Beluli dhe Viron Robaj nga Vlora. Janë siguruar informacione edhë për skafistët që drejtonin mjetin lundrues. Rezulton se ata ishin Albert Alliu, Artur Rrokaj dhe Artan Ramadani. Dy të parët janë arrestuar në flagrancë, pasi ishin mes personave të mbijetuar. Ramadani ishte mes viktimave. Si organizatorë të trafikut u identifikuan Mirash Cukali, Nazmi Hyka dhe Jakup Hyka nga Shkodra. /