Charles Spencer ndau një postim për të shënuar përvjetorin e vdekjes së motrës së tij Princeshës Diana.
Në llogarinë e tij, ai ka postuar një foto prekëse të fëmijërisë pranë motrës së tij të madhe. Princesha e ndjerë kishte mbajtur me ëmbëlsi krahun rreth shpatullave të vëllait të saj, ndërsa kishte veshur një fustan të bukur veror.
Ndërsa Charles nuk përfshiu një mbishkrim krahas fotos familjare të papublikuar më parë, fansat shkuan ndan mesazhet e tyre në komente. “Foto e adhurueshme. Diana ishte shumë e bukur dhe jam i sigurt se ishte edhe motra e madhe më e mirë. Unë u rrita duke e dashur Dianën si shumica”, ka shkruar një ndjekës.
Një i dytë shkroi: “Ngushëllime për ty Charles, sot është një ditë për të kujtuar se para së gjithash, Diana ishte motra jote, ajo që ishte për të gjithë ne.”
Princesha Diana vdiq nga plagët e marra në një aksident automobilistik në tunelin Pont de l’Alma në Paris më 31 gusht 1997. Djemtë e saj, Princi William dhe Princi Harry, ishin përkatësisht vetëm 15 dhe 12 vjeç kur humbën nënën e tyre.