Shpesh në të folmen popullore thuhet se “të dy njësoj janë”; herë pas here thuhet edhe se “Rama kopjon Berishën” se si qeveris. Veç kopjeve që gjejnë njerëzit mes tyre, në mënyrë amatoreske, në fakt kanë disa gjëra të përbashkëta dhe konkrete:

Në vitin 2013 Edi Rama pasoi Sali Berishën në postin e kryeministrit të vendit. Dhe tashmë që vijon mandatin e dytë të qeverisjes, duket se po pason edhe pasionet e paraardhësit të tij në detyrë.

Për disa vite me radhë, gjatë sezonit të verës kemi parë videot që ish-kryeministri Berisha publikonte në rrjetet sociale duke thyer rekordin e tij në not. Rama e kishte përqeshur ‘hobin’ e Berishës duke e quajtur alias Mao

Dhe tashmë këtë “rekord” me sa duket po e thyen kryeministri Rama.

Mëngjesin e sotëm ai ka publikuar një video në “Instastory”, ku shfaqet duke bërë not.

Nuk e dimë nëse kreu i qeverisë do të thyejë “rekordin” e ish-kryeministrit Berisha, për këtë do presim komentet.

Veritas.com.al/