Amerikani Edëard Nicolae Luttwak, është shkencëtar politik,strateg ushtarak, historian që ka botuar disa punime mbi strategjinë, historinë dhe marrëdheniet ndërkombëtare. Ai gjithashtu kryen shërbime të konsultimit të disa qeverive dhe sipërmarrjeve ndërkombëtare, duke përfshirë këtu edhe diasa degë të qeverisë Amerikane dhe të ushtrisë së SHBA.
Rreth zghedjve në Amerikë dhe mbi kandidatët që po garojnë për President, Luttwak shprehet shkurt për Demokraten Hillary Clinton:
“Hillary Clintoni është e mbaruar- tha ai.- Prisni akuza të tjera, jo vetëm për atë dhe Billin, por edhe për të bijën”
“Nuk do të shpëtojë nga hetimi i FBI-së edhe në rast se fiton. Si Presidente do të rrezikonte impeachment. Akuzat për komplot? Qesharake. Do të dalin skandale të tjera jo vetëm për të dhe Bill, por edhe për vajzën Chelsea”- shton profesori i shkencës politike në Amerikë.
Zoti Luttwak, politolog i famshëm, republikan i hekurt, jep një gjykim të prerë: “Le të bëjmë një hipotezë. Le të supozojmë se Hillary fiton. Hetimi i FBI-së nuk do të frenohet nga ky fakt. As sikur Drejtori James Comey të zëvendësohej. Gjë që nuk do të ishte e lehtë, pasi në këtë post Comey është vënë nga administrate demokrate”…
Nga “kutia e Pandorës”, e sapo hapur, do të dalin skandale të tjera. Skandale për gjithë familjen. Jo vetëm të Hillary, jo vetëm të Bill, jo vetëm të Fondacionit Clinton, por edhe të vajzës Chelsea.
-Chelsea?… Po është diçka e habitshme, por domethënëse për të treguar mentalitetin e Klintonëve, që sipas shumë opinionistëve, është e korruptuar. Ndodh psh., që vajza të udhëtojë me avionë privat e ftuar si folëse me pagesë në konferenca kushtuar ngrohjes globale…. Ama pyetja kryesore është si vijon. Rihapja e hetimit do të mund të përmbysë prognozat elektorale.
-Është e mundur që Clinton të mos ia dalë dhe të fitojë Trump?- mund të pyesësh.
-Një impakt do të ketë. Nuk e di nëse ky impakt do ta bëjë Hillary që të humbasë. Edhe pse siç e dimë të gjithë mediat, gazetat dhe televizionet, shprehje e atyre që quhen pushtete të fortë, bëjnë garë që ta mbulojnë, ta minimizojnë, ta fshehin rastin. Flasin për komplot.
-Si asnjë komplot?… Përballë dështimeve të reja, Comey ka gjykuar se mund të mos e anashkalonte hipotezën e krimit, siç ka bërë në muajin korrik. Dhe ka sfiduar kështu Departamentin e Drejtësisë që do të kishte dashur ta manipulonte çështjen.
-Po sikur Clinton prapë se prapë të fitonte?
-Do të kishte pak rëndësi. Sipas gjendjes së fakteve emërimi i një prokurori special do të ishte e mundur, nëse- siç duket- Dhoma e Përfaqësuesve do të mbetej republikane. Është po aq e mundshme që një Prokuror Special do të ishte fillimi i një procesi empeachment.
-Praktikisht kongresmeni Jason Chaffez, president i komisionit për Mbikqyrjen e Aktiviteteve, flet hapur. Ka thënë: “Kemi aq shumë material sa të mbahemi në punë për dy vjet”.
“Ju në Europë nuk e keni idenë për shkallën e korrupsionit që iu ngarkohet Clintonëve- thotë profesori Luttwak- Kur Hillary ishte sekretare shteti, do ta përdorte postin publik për të promovuar interesat e Fondacionit dhe ato të vetë familjes së saj. Shembull: një princ nga Katari kishte kërkuar takim për të përfunduar një punë të caktuar për të cilën Departamenti i Shtetit duhej të jepte dritë jeshile. Asnjë përgjigje. Atëherë princi ka bërë një donacion të majmë për Fondacionin. Dyert e Departamentit të Shtetit hapen si me magji”.
Këto afera figuronin në emailet private të fshira pas kërkesës nga ana e Policisë Federale. Nuk bëhet fjalë për fshehje të provave?
-Po, është krim, prandaj është edhe kryelajmi i këtyre ditëve
-I referoheni shfaqjes së emaileve zyrtarë, dmth., të Departamentit të Shtetit, në kompjuterin privat të burrit të Huma Abedin?
-Nuk ua di përmbajtjen. Por tashmë fakti në vetvete ka qenë i mjaftueshëm në raste të ngjashëm për ti dërguar fajtorët në burg.
-Ama në korrik Comey nuk ka arritur në këtë konkluzion?!
– E vërtetë. Në korrik Comey e kishte quajtur “pamaturi” neglizhencën e përdorjes së serverit privat për postën elektronike të ish sekretares së shtetit në ushtrimin e funksioneve të saj. Diferenca terminologjike këtu është e rëndësishme. Sikur të kishte folur qoftë edhe për neglizhencë, prapë se prapë inkriminimi do të kishte qenë i pashmangshëm.
/Veritas.com.al/