Pengmarrësi i anijes “Celepia 2” Adel Salam u arrestua. Anija u gjet nuga marina egjiptiane në portin e Aleksandrisë në Egjipt. Brenda saj ishte marinari shqiptar Luan Mema, por ende nuk ka asnjë të dhënë për fatin e kapitenit të peshkarexhës, Dhimitër Malja.

 

I riu Luan Mema ka dhënë dëshminë e tij para autoriteteve vendase. Ai tha se egjiptiani u kishte hedhur ilaç në ushqim dhe se kur është zgjuar e ka parë veten të lidhur. Ai tha se kur është përmendur nuk e ka parë kapitenin Dhimitër Malja. Nuk dihet ende çfarë ka thënë në polici Adel Mohamed Salam, por familjarët e kapitenit durrsak janë të shqetësuar për fatin e tij.

 

Mësohet se Luan Mema ka mbetur pa para dhe nuk po siguron dot biletën për tu kthyer në Shqipëri.

 

2 javë më parë marinari egjiptian Adel Salam, mori peng anijen “Celepia 2” ku në bord ishin marinarët shqiptare, Dhimiter Malja, dhe Luan Mema.  Egjiptiani pretendonte se pronari i peshakrexhës i kishte një borxh prej 70 mije eurosh, gjë që mohohet nga pronarët e anijes.