Sekretari për shtypin, që po vjen,  i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer, inë një intervistë ekskluzive me Breitbart News, tregon detaje se si administrata e Donald Trump po bëhet gati të zërë postin në Shtëpinë e Bardhë si një “ekip ëndrre” dhe më tej si një proces i paprecedent tranzicioni që po vjen butë.

Spicer argumenton se kabineti është i plotësuar jo vetëm me njerëz të talentuar të “kalibrit dhe të cilësisë” që Demokratët nuk mund të gjejnë dot kundërshtime të ligjshme, por  është “kabineti më i talentuar në historinë moderne”.

“Kur i shikon, Demokratët mund të mos pajtohen me ta, por ata duhet të pranojnë se këta janë disa njerëz të suksesshëm në fushat e tyre. Dhe mund të them se historikisht ata përbëjnë kabinetin më të talentuar në historinë moderne”- tha Spicer.

Spicer  tha se kabineti Trump ka bashkuar që nga Senatori Jeff Sessions (R-AL) si Prokuror i Përgjithshëm, te Gen. John Kelly si Sekretar i Punëve të Brendshme, Gen. James “Mad Dog” Mattis në   Pentagon… deri te Dr. Ben Carson në sekretariatin për Zhvillimin Urban dhe të Brendshëm (HUD), dhe më tej e më tej është një “ekip ëndërre.”

“Nga njëri Departament në tjetrin, ju do të gjeni një pas një anëtarët e një Kabineti Ëndrre”- thaSpicer.

/Veritas.com.al/