Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar sot në lidhje me operacionin e suksesshëm të ekstradimit të Sokol Hoxhës nga Interpoli në drejtim të Shqipërisë.

Ai ishte i dënuar në mungesë për një vrasje të dyfishtë në Shqipëri në vitin 2000 dhe për një tjetër vrasje në Belgjikë në vitin 2010, teksa u identifikua pas një hetimi të gjatë që zbuloi fshehjen e identitetit të tij për gati tre dekada.

Ambasada thekson me anë të një postimi në rrjetin social se “nuk do të ketë strehë për personat dhe kriminelët që i shmangen drejtësisë duke përdorur sistemin e emigracionit”

Hoxha u ekstradua nga SHBA, në Shqipëri.

Në rrjetin Facebook, Ambasada Amerikane thekson se rasti i Hoxhës është një kujtesë se SHBA nuk është strehë për ata që keqpërdorin emigracioni për t’i shpëtuar llogaridhënies për krimet e tyre.

Sipas njoftimit të Ambasadës, Hoxha kishte përdorur një identitet të rremë për t’iu shmangur drejtësisë, duke siguruar status ligjor në një shtet tjetër evropian dhe më pas leje qëndrimi të përhershme në Shtetet e Bashkuara, gjithashtu nën një emër të rremë.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *