AFP/File / KAREN BLEIER
Studiuesit shpresojnë që ekzaminimet e syrit një ditë mund të ndihmojnë ne dallimin te njerëzit në moshën ’40 dhe ’50 vjeçare të mundësisë se zhvillimit të mëvonshëm te sëmundjes së Alzheimerit para se të shfaqen simptomat
Përparimet në teknologjinë e ekzaminimit të syrit mundet qe një ditë të ndihmojnë mjekët të diagnostikojnë njerëzit me sëmundjen Alzheimer shumë kohë para se të shfaqen simptomat, thanë kërkuesit të enjten.
Duke përdorur pajisje të ngjashme me ato që tashmë janë në dispozicion në shumicën e studiove të mjekëve të syve, kërkuesit zbuluan shenja të Alzheimerit në një game të vogël prej 30 personash, sipas një studimi të publikuar në Journal of the American Medical Association (JAMA) Opthalmology.
Ata të përfshirë në studim – të gjithë rreth moshës ’70 vjeçare pa asnjë simptome të dukshme të Alzheimerit – iu nënshtruan PET skan-it ose marrjes së kampioneve të lëngjeve kurrizore.
Rreth gjysma e pergjigjeve u kthyen me nivele të larta të proteinave te Alzheimer –it,,amyloid ose tau, duke sugjeruar se tek ata eventualisht mund të zhvillohet sëmundja.
Në këtë grup, studiuesit gjithashtu gjetën hollim të retinës, diçka që ekspertët e kishin parë më parë në autopsitë e njerëzve që vdesin nga sëmundja e Alzheimerit.
Në pacientët me nivele të larta të amyloid-it ose tau-t, ne kemi zbuluar hollim të konsiderueshëm në qendër të retinës “, tha bashkë-investigatori kryesor Rajendra Apte, profesor i okulistikës dhe shkencave vizuale në Universitetin e Uashingtonit në St Louis.
“Të gjithë ne kemi një zonë të vogël të lirë të enëve të gjakut në qendër të retinës që është përgjegjëse për vizionin tonë më të saktë. Ne kemi gjetur se kjo zonë me mungesë të enëve të gjakut u zgjerua në mënyrë të konsiderueshme tek njerëzit me para sëmundje klinike te Alzheimer.-it”
Studimi, megjithatë, nuk zbuloi nëse te pjesëmarrësit me retinë të holluar u zhvillua Alzheimeri apo jo.
Për këtë arsye, Doug Brown, shefi i politikës dhe i kërkimit, i Alzheimer’s Society e quajti zonën e kërkimit “afashinante”, por tingellon si një paralajmërim për kujdes.
“Pa konfirmuar nese ndonjë nga njerëzit me Alzheimer paraklinik në të vërtetë ka shkuar drejt zhvillimit te sëmundjes, ne duhet ta shohim këtë të kryer në një grup shumë më i madh dhe për një periudhë më të gjatë kohore për të nxjerrë ndonjë përfundim të saktë”, tha Brown, i cili ishte nuk ishte përfshirë në studim.
Sara Imarisio, kreu i kërkimit në Alzheimer’s Research UK, eshte dakort me kete.
“Ndërsa testet e syrit të përdorur në këtë studim janë relativisht të shpejta, të lira dhe jo invazive, pasi vetëm 30 vetë morën pjesë në studim, ne ende duhet të bëjmë më shumë kërkime përpara se të tregojmë se sa e dobishme mund te jete kjo metodë për të theksuar shenjat e para te Alzheimer -it”.
Veritas.com.al/