Qyteti i Laçit është tronditur nga një atentat mëngjesin e kësaj të premteje, ku u ekzekutua me breshëri kallashnikovi 55-vjeçari Rakip Rol, i njohur ndryshe dhe me emrin Pilot Roli.
Ndërkaq, mësohet se djali i Rakip Rolit, ka bërë aksident teksa ishte duke shkuar në vendin e ngjarjes ku mbeti i vdekur i ati. Deri më tani nuk ka detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.
Burime për Top Channel bëjnë të ditur se policia dyshon për dy autor të përshirë në ekzekutimin e biznesmenit, shtetasi me inicialet S.I. dhe djali i tij.
Nga ana e policisë dyshohet se mund të kemi të bëjmë me një konflikt të kohëve të fundit të tij, por ende nuk është konfirmuar kjo pistë.
Policia ka ngritur disa pika kontrolli si dhe sekuestrimin e kamerave të sigurisë. Dy grupe të FNSH dhe specialist nga Departamenti i Policisë Kriminale janë vendosur në terren.
Ai është një person i cili në vitin 2011 është përfshirë në një konflikt ku së bashku me disa të tjerë kanë plagosur rëndë një 20-vjeçar. Rakip Roli njihet në zonë si biznesmen që tregtonte material ndërtimi.