Sipas Emergjencave Civile të Shqipërisë është shumë e thjesht për të kuptuar se cili duhet të evakuohet para se të vijë në derë Policia. Ata që u rrezikuan në përmbytjet e vitit 2015, ata janë që rrezikohen edhe sot. Prandaj një minutë e më parë të largohen!- Kjo është thirrja.
Drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, bën apel për evakuim deri në orën 16:00 të gjithë banorëve, të cilët në 2015 kanë qenë në hartën e përmbytjeve.
“Presim që gjithë sasia e reshjeve që ka rënë në pjesën veriore të Greqisë që furnizon lumenjtë Vjosa, Seman dhe Shkumbin të zbresë në ultësirën perëndimore pas mesditës së ditës së sotme dhe normalisht do të shoqërohet me përmbytje, ku sipas parashikimeve do të përsëritet harta e përmbytjeve të 2015″
Të gjithë banorët që kanë qenë brenda harkut të kërcënimit të përmbytjeve të 2015 duhet të evakuohen brenda orës 16:00” deklarata e Shemsi Prencit ne televizionin Ora Neës.
‘Janë njoftuar të gjithë strukturat e nivelin vendor dhe shtabet e përgjithshme në nivel prefekture për të marrë masa për të njoftuar çdo qytetar që ndodhet brenda hartës së rrezikut për të larguar bagëtitë dhe njerëzit, për të sistemuar orenditë dhe banesat në katet e dyta dhe të treta të banesave’ tha ai.
Veritas.com.al/