(FOTO: Pamje nga rruga me emrin “Lenin” në Tetovë)/

Nga: Veritas.com.al/

Në Tetovë të Maqedonisë, me shumicë banoresh shqiptarë, një nga rrugët kryesore mban emrin “Lenin”. Vladimir Iliç Lenin- udhëheqësi i Revolucionit Socialist në Rusi, që i dha botës idenë “kush jeton në varfëri është i ndershëm e proletar i mirë”, ka mbetur akoma edhe në Tetovë me shumicë shqiptare. Në Moskë mouzeleumi i tij që  ndodhet në Sheshin e Kuq është bërë objekt diskutimi shesh herë “të mbahet apo të mos mbahet!”.

Sipas dëshmitarëve në Tetovë, ideja për ta hequr emrin e Leninit nga një rrugë në Tetovë as që i ka shkuar kujt në mendje. Banorët e zonës edhe pse janë shumë të “fortë” kundër Rusisë që mbështet sllavët në Serbi dhe Maqedoni, këta kurrë nuk mund të distancohen nga Lenini, udhëheqësi i Rusisë.

Por duket se ky emër është kthyer në mallkim për qytetin; këtu porej vitesh nuk ka investime as për rrugët as për infrastrukturën tjetër.

Shumë rrugë në qendër të Tetovës përballen me probleme të shumta, siç janë asfalti i shkatërruar apo mungesa e kanalizimit. Në këtë rrugë të ngushtë që mbanë emrin e ish komunistit rus Lenin shumicën e banorëve e përbëjnë shqiptarët. Ata janë ankuar disa herë për gjendjen e keqe të kësaj rruge dhe kanë kërkuar ndihmën e autoriteteve lokale në këtë drejtim por kërkesat e tyre kanë hasur në veshë të shurdhër.

“Sikur ka qenë në kohën time në hall është ja siç e shihni, katastrofë kjo, se këto partitë tona çka bëjnë. Unë një ditë u rrëzova te gropa me biçikletën, si e shihni vetë. Komuna duhet të ketë kujdes pak në qytet jetojmë kurse edhe fshati nuk është kështu. Fshatrat janë më të mirë se sa ne këtu në qytet, unë nuk e di sa i shohin këto rrugët që i kemi katastrofë”, ankohet një banor i zonës.

Ndoshta vetë fantazma e Leninit e mban larg dorën e investitorëve.

/Veritas.com.al/