Drejtuesja emisionit Studio e Hapur, Eni Vasili, në ‘Studio e Hapur, në ‘News 24, ka reaguar sot në mendia mbi një vendim që ka marrë e sforcuar për të spostuar ditën e programit të saj.

Zonja Vasili i është përgjigjur pozitivisht një vendimi të drejtuesve të Nevs 24 për ta kaluar emisionin të enjten ditë kut në këtë ekran transmetohej programi i Ylli Rakipit “Të paekspozuar” që tashmë ka kaluar në Top Channel.

Me këtë rast ajo ka bërë një skaner të konkurencës politike të emisioneve të së enjtes, duke i fshikulluar në mënyrë të pamëshirshme rivalët dhe kolegët e saj.

Duke thënë se e “enjtja e Enit” do të jetë “ndryshe nga ajo e Fevziut, Ballës, Rakipit”, Vasili ka shkruar në Panorama, gazetë e të njëjtit pronar me News 24:

“E enjtja ime është mundi dhe sakrifica e një gruaje në gazetari, në përpjekje për të garuar me dinjitet dhe integritet, në një treg të deformuar interesash burro-politiko-personalo-bizneso gazetaraske, ku më i “pëlqyeri” është ai gazetar gjobaxhi që di të bëjë shantazhin e radhës me pushtetin, për të arritur më pas marrëveshjen e pritur, ai që ka jo vetëm orën më të shtrenjtë dhe makinën tip i fundit, por kalon me krenari e karshillëk edhe fundjavat e pushimet, me politikanë e bankierë, për t’i intervistuar më pas rehatshëm e mërzitshëm të enjteve tona”, ka shkruar ajo duke siguruar emisioni i saj do te jete “pa qoka pushtetesh dhe as bonuse partish”.

Veritas.com.al/