Më në fund ja ku është finishi: Donald Trump do të bëhet president i 45 i Shteteve të Bashkuara  ditën e Premte, 20 Janar.

Ja ku janë disa detaje shumë të rëndësishme, për secilin që do të shikojë ose të marrë pjesë në ceremoninë e tranzicionit të pushtetit.:

Ku & Kur: Shumica e aktiviteteve festive do të zhvillohen të Enjten, më 19 Janar deri të Shtunën me 21 Janar. E Premtja do të jetë do të jetë Dita Zyrtare që i vë vulën, e quajtur ndryshe data “seal-the- deal”.

Aktivitetet jo- zyrtare do të zhvillohen gjatë gjithë javës rreth Capitol.

Këtu janë disa dituri bazike , që nga ceremonia e mirëseardhjes deri në paradën e betimit.

Transporti: MOS PËRDOR MAKINË!. Sido që ta kesh punën, këtë javë mos tento të ngasësh makinë gjatë kësaj jave në downtown D.C. Merr metronë dhe bëj një veprim tjetër të zgjuar: Merr kartën e veçantë për rastin e festimeve të inaugurimit. Kjo kartë kushton vetëm 10 dollarë, me 30 për qind ulje. Mund të përdoret edhe në Metrobus dhe Metrorail. Më e mira, se kjo kartë është e vlefshme për para dhe pas Inaugurimit.

Pososi e fundit:  Dil herët nga shtëpia dhe ruaj qetësinë.

Akomodimi:  Po të gjeni një vend ku të qëndroni, keni qëlluar me fat.

Çfarë është e ndaluar: Municioni, eksplozivi, armët- që me siguri e dini, të zakonshmet. Por kujdes: Mbajtëset për selfie dhe tullumbacet ndodhen në listën e gjërave të ndaluara. Është një listë e gjatë.

Moti: Parashikimet më të fundit të motit tregojnë se dita e madhe e Trump do të jetë më ngrohtë se normal, me temperatura që thuhet  edo të shkojnë 50 ose 60 Fahrenight. Veshjet le të jenë të lehta, por kujdes me këpucët, që të jenë sa më komforte: të gjitha aktivitetet publike zhvillohen jashtë. Oh, mos harroni çadrën, ka një mundësi për shi.

Masat e Sigurisë- për kureshtarët: Jeh Johnson, Sekretari për Sigurinë Kombëtare ka thënë se priten të marrin pjesë në ceremoni nga 70 mijë në 90 mijë njerëz; 99 grupe pritet të demonstrojnë kundër Trump. Siguria ka kushtuar disa dhjetëra miliona dollarë, shumë masa sigurie janë së bashku; dhe nuk janë masa aq të thjeshta sa kontrolli mbi çantat ose dedektorët metalik; por do të jenë plot masa të tilla. Në tarraca dhe çati do të kenë Snaiper, në lumenjtë Anacostia dhe Potomak do të ketë anije që ruajnë dhe ndalojnë vozitjet. Masat e sigurisë do të jenë prezent kudo, deri edhe në koshin e letrave.

Zyrtarët thonë se do të jetë një personel sigurimi deri 28 mijë vetë. Në ndihmë të tyre do të vijnë Departamenti i Sigurisë Kombëtare, Shërbimi Sekret, Administrata e Sigurisë së Transportit, Rojet Bregdetare dhe Garda Kombëtare.

Që të jesh vërtet i sigurt: Secili duhet të marrë disa masa paraprake. Mos merrni shumë para cash, përdor portofol me zinxhir (më e mira nga ato çantat që vishen rrotull trupit), paketo fotografitë dhe gjithë dokumentet e rëndësishëm (mendo ID, kredit cards, biletat e avionit, etj.).

Në gjithë këtë grumbullim njerëzish, dikush edhe mund të humbë. Siguroni fëmijët, njerëz të paaftë, ulokë, pleq; këtyre vëruni një tabelë ose një kartë ku të shënohet emri dhe adresa, kontaktet emergjente dhe informacioni mjekësor.

Ka edhe një mundësi tjetër: Që disa nga protestuesit mund të jenë të dhunshëm. Në qoftë se vini re këtë, largohuni prej tyre sa më shpejt të jetë e mundur. Shmang çdo ngatërresë dhe mba afër njeriun tënd të dashur. Lëviz drejt vendeve të sigurta, vëzhgo zonën dhe qëndro në alarm.

/Veritas.com.al/