(Rreth 72% e  5.2 milion votuesve të ligjshëm në zonën e kontrolluar nga Kurdët, kanë votuar)/

Presidenti i Turqisë, Erdogan, thotë se kurdët e Irakut mund të vuajnë nga uria si rezultat i masave ndëshkuese të asaj që është quajtur referendum për pavarësi i të Hënës.

Recep Tayyip Erdogan akuzoi kreun e Qeverisë Rajonale Kurdistane për “tradhti” sepse po bën presion drejt votimeve, pavarësisht nga kundërshtimi ndërkombëtar.

Gjithë opsionet ekonomike dhe ushtarake ndodhen “mbi tavolinë”- tha Erdogan.

Së fundmi ai kërcënoi se do t’i priste Kurdëve naftësjellësin që është jetik për kurdët, dhe se do të ndalonte kamionët e tyre për të kaluar kufirin me Turqinë.

Turqia ka frikë se një shtet Kurd në kufi të shtetit do të ushqejë ndjenjat separatiste te minoriteti kurd që jeton në Turqi.

Rezultatet e referendumit pritet që të shpallen, por sidoqoftë pritet një votë ‘po’.

Veritas.com.al/