Sopranoja e mirënjohur Ermonela Jaho u emocionua dhe u përlot gjatë performancës në teatrin e Madridit në Spanjë, teksa publiku këndoi shqip në ditëlindjen e 43 të saj. Ermonela Jaho që përlot publikun në skenë, këtë herë nuk mundi t’i përmbante emocionet në kohën kur skena u pushtua nga urimet për të.
Sopranoja është suprizuar nga publiku i Madridit gjatë interpretimit në teatrin Real.
Trupa e artistëve ndaloi përformacën dhe njëzëri me publikun kanë kënduar këngën e 43 vjetorit të lindjes së sopranos së mirënjohur shqiptare- njofton Oraneës.tv.
Nën emocionet e një surprize të tillë në një nga skenat më të mëdha në Madrid, Ermonela nuk mundi të përmbajë emocionet dhe lotët.
Disa orë më pas, në rrjetet sociale Sopranoja shqiptare shkruan: “Çdo qenie humane e ndjen kur e duan…. Ju falenderoj nga thellesia a zemres sime Madrid”.
Ermonela që di ta çojë publikun deri në lot me performancat e saj, këtë herë ishte publiku që drithëroi “Madam Butterfly” .