Federica Mogherini, koleksioniste e gafave dhe formulave bosh, mësueses me laps blu gati për të nënvizuar rreziqet për ekuilibrat  botërore…

Sanksione të mira dhe sanksione të këqija. Sanksione të drejta dhe sanksione të padrejta…

Evropa e vjetër, specialiste në dyshim dhe metodën e shtrembër te “dy peshave dhe dy masave” dhe flamurtare entuziaste e masave të diskutueshme anti-ruse, turret  me koke ulur kundër atij ‘të keqit’  Donald Trump, i cili – në koherence me largimin në maj nga marrëveshja bërthamore e Iranit – nis siç kishte premtuar fazën e parë të kufizimeve të rënda ne dem te Teheranit, qe vazhdon ende ta konsideroje shtet zullumqar numrin një te terrorizmit ndërkombëtar dhe kryengritjeve në Lindjen e Mesme. Arsye që nuk kanë rëndësi aspak për ‘te pashprehurën veterane renzianen Federica Mogherini, koleksioniste e gafave dhe formulave bosh, mësueses me laps blu gati për të nënvizuar rreziqet për ekuilibrat  botërore që do të vijnë nga dy despotët e papërgjegjshëm qe korrespondojnë me emrat Trump dhe Putin .

E mrekulluara e epokës se artë te Matteo Di Rignano mbi Arno’, nënshkruan me ministrat e zakonshëm gjermane, franceze dhe britanike, një dokument zjarri kundër vendimit të Shtëpisë së Bardhë (keqardhje të thellë dhe kundërshtim”), pa marrë fare në shqyrtimin as të dhënat dhe as rrethanat e sjella nga presidenti-manjat.

Prishja e kushedi- sata herë me Amerikën e bordit fitues Bruksel-Berlin-Paris-Londër, qe arrin të parashikoje bllokimin e menjëhershëm të sanksioneve anti-Teheran për të mbrojtur marrëdhëniet e lira dhe legjitime të ndërlidhura me kompanitë evropiane, ofron një ndihmë të mrekullueshme për regjimin e ajatollahëve.

Një numer i ministrave të tij mund të deklarojnë triumfalisht se Trump është i izoluar në fushën planetare të shahut, i mbështetur vetëm – i varfri – nga udhëheqësi i urryer i Izraelit Netanyahu dhe trashëgimtari i neveritshëm i fronit saudit, Mohammed Bin Salman.

Por presidentit që ka fituar me frazën e tij “Amerika e para”, pjesën me te madhe te popullit te tij nuk i behet vone dhe nuk lëviz një milimetër. Dhe deklarohet prape gati për të takuar Presidentin Rohani si dhe kur te doje. Duke bere te kuptohet se do të ishte mirë nëse do t’i thërrisnin mendjes dhe ta konsideronin disponueshmërinë e tij të urryer. Më vonë mund të jetë vonë.

Në këtë klimë të tensionit të fortë – një krah i hekurt nga rezultate të pasigurta – nga mesnata (ne gjashtë të mëngjesit),janë marre fiks sanksionet e para, që përfshijnë kryesisht sektorin iranian të automjeteve, çdo lloj këmbimi në dollarë, arin dhe metalet e çmuara, importimin e sixhadeve të çmuar persiane dhe produkteve ushqimore tipike në Shtetet e Bashkuara. Nëse asgjë e re nuk do të ndodhë, nga 5 nëntori nis vala e dytë, një goditje që do të godasë zemrën e ekonomisë së Teheranit dhe do të ketë pasoja në një shkallë të madhe: nafta, bankat, kompanitë e transportit. Trump ua përsërit: Ose dilni hapur dhe zgjidhni qartësinë, ose do të luftoni në krizë. Zgjedhja është e juaja. Ai te tijen e bëri.

Veritas.com.al/