Në gjithë Europën, popujt po vështrojnë nga referendumi për pavarësi në rajonin spanoll të Catalonia, që është planifikuar të mbahet nesër, e Dielë, si i mbyllur dhe nervoz, por i qetë.
Një pjesëmarrje emadhe që rezulton në votën e shumicën për ‘Po’ mund t’u japë guxim rajoneve të tjera që e kanë mendjen te shkëputja.
Trendi i ndarjes në kontinent mund të krijojë tendosje të re në Bashskimin Europian dhe të mbajë mundësinë e shpërthimit të dhunës.
Deri më tani liderët europian kanë qëndruar larg bisedave publike rreth referendumit.
Pavarësisht nga tensionet në prapaskenë, ata janë ngurrues të mbështesin si separatistët Catalan që i kundërvihen logjit spanjoll në drejtimin e votimit, ose mundësive të kryeministrit Mariano Rajoy për të bllokuar votimet.
Këtu janë disa nga reagimet e vendeve të Europës,- dhe lideri i Venezuelës- si e shikojnë situatën në Catalonia:
Ministre e Parë e Skocisë, Nicola Sturgeon ka treguar qartë mbështetjen për votën e Catalonias
Sturgeon, që drejton Partinë Nacionaliste të Skocisë, e quajti “plotësisht legjitime për Spanjën që të kundërshtojë pavarësinë e Calatonias. Por javën e kaluar ajo iu tha ligjvënësve se “” E drejta e vetvendsjes është një pirncip i rëndësishëm ndërkombëtare, dhe unë shprsoj shumë se do të respektohet në Catalonia dhe kudo tjetër”.
Rajoni Flanders në Belgjikë e shikon me shpresë votën e të Dielës dhe shpreh simpatinë ndaj ankesave të Catalonias për prosperitet që sbvensionon rajonin më të varfër të Spanjës.
“Unë mendoj se ka një dinamizëm (në drejtim të pavarësisë përrreth Europës). Mjafton vetëm të shikoni në Skoci. Atje është një evolucion që asnjë qeveri Europiane nuk mund ta shmangë”, tha Jan Peumans, kryetari i Parlamentit rajonal të Flanders në Belgjikë.
Liga e Veriut e krahut të djathtë në Itali, e cila ka në duar një referendum për më shumë autonomi në Lombardinë Veriore dhe në Veneto, ka folur kundër arrestimit të fundit të liderit Catalan nga qeveria e Spanjës.
Lëvizja e Catalonias për pavarësi ka sjellë një mbështetje të papritur nga presidenti Venezuelian, Nicolas Maduro, i cili së fundmi fitoi një referendum që konsolidoi pushtetin e tij, që ka qenë kritikuar nga qeveria Rajoy na Spanjë.
Veritas.com.al/