Protestës popullore të prirë nga Opozita shqiptare, sot  iu bashkuan edhe të rinjtë e së djathtës gjermane dhe në përgjithësi europiane.

Paul Ziemak kryetar i të rinjve të partisë gjermane Kristian-Demokrate të Angela Merkel dhe Havier Hurtado Mira kryetar i Bashkimit të Forumeve të Djathta të Europës, ndezën turmën me fjalimet e tyre.

Momentet më kulminante u shënuan gjatë fjalës së Havier Hurtado Mira.

Ai është nga Spanja dhe drejton forumet e djathta europiane. Mesazhet e tij ishin të drejtpërdrejta: Largimi i Edi Rama si Kryeministër.

Havier Hurtado Mira iu drejtua personalisht edhe kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, duke i kërkuar që të braktisë Ramën dhe në këtë mënyrë do të tregojë se është një socialist i vërtetë që e do vendin e tij.

 

Image result for Javier Hurtado Mira

(FOTO: Havier Hurtado Mira kryetar i Bashkimit të Forumeve të Djathta të Europës)/

Ai brohoriti bashkë me protestuesit:

“Rroftë Shqipëria e lirë!”

Pastaj tha se  “Unë vij nga Spanja dhe kam qenë shumë herë në Shqipëri. Dua të mos e braktisni këtë luftë me kriminelët. Shqipëria duhet të jetë një vend i pastër. Edi Rama duhet të largohet nga qeveria. I bëj thirrje Metës, nëse je socialist i vërtetë nxirre Edi Ramën nga qeveria. Shqipëria është e kërcënuar nga një qeveri socialiste, prandaj ju nuk duhet ta lejoni një gjë të tillë. Duhet një qeveri teknike”, u shpreh Havier Hurtado Mira.

Ai u dha një këshillë edhe të rinjve shqiptarë, në mënyrë që zëri i tyre të dëgjohet më shumë.

“Në emër të të rinjve të Europës, duhet të përdorni rrjetet sociale për të mundur të gjitha mediat e kontrolluara nga qeveria. “Rama ik në shtëpi!”. Nuk duhet të keni frikë, do të fitoni nëse do të jeni këtu deri në fund”, mbylli fjalimin kryetari i Bashkimit të Forumeve të Djathta të Europës.

/Veritas.com.al/

Me miq nga CDU dhe sportistë të talentuar që janë mbështetje dhe energji për qëndresën e qytetarëve. #NgrihemiBashkë #ZgjedhjeTëLira

Publié par Lulzim Basha sur dimanche 26 février 2017