Nga L. Skiroi/ Veritas.com.al/

Kur përmend Faad Mitri nuk ka nevojë të shtosh “biznesmeni libanez- amerikan që u dhunua barbarisht nga persona ‘të paidentifikuar’ “, që e kërcënuan të largojë investimet nga Shqipëria. Ai tashmë është emër shumë i njohur; edhe ata që nuk e njohën tërë asaj kohe që qëndroi këtu “për të mirë”, tani e njohin “për të keqen” që i bënë.

As vetë zoti Mitri nuk do të pëlqente që t’i bësh këso shtesa pas emrit; emri i tij mjafton. Njerëzit me vepër personale nuk kanë nevojë për “bishta” pas emrit. Poeti i famshëm ekzistencialist francez, Zhan Pol Sartri, kur kundërshtoi Çmimin “Nobel” në vitin 1964, shkroi kështu:

“Nuk dua të më quajnë “Jean Pol Sartre, Nobelist”.

Faad Mitri ka lënë plot mbresa në Shqipëri sa për të mos patur nevojë për bishta pas emrit të tij. Kishte lënë edhe njeriun më të shtrenjtë, nënën. Nëna e Faad Mitrit ndërroi jetë në Tiranë, dhe prandaj i bitri u detyrua të kthehet në Tiranë.

Mitri kthehet mbi karrocë invalidi. Televizioni  News 24 ka mundur të sigurojë siguruar sot videon e mbërritjes së biznesmenit libanez-amerikan në Tiranë, ku Mitri shfaqet i shoqëruar nga disa roje sigurie. Videoja është regjistruar afër Kishës Ortodokse në Tiranë, ku Mitri do t’i japë edhe lamtumirën e fundit nënës së tij, për të vijuar me pas me ceremoninë mortore në varrezat e Tufinës.

Biznesmeni 55-vjeçar do të ndërtonte një kompleks gjigand prej 450 milionë dollarësh në Gjirin e Lalzit, por u tërhoq nga ky projekt pasi u dhunua barbarisht nga tre persona në rrugën e Rinasit, të cilët edhe i kanë kërkuar të tërhiqet nga investimi.

Deri më sot askush nuk është identifikuar si fajtor. Zoti Mitri, pas dhunës vendosi që t’a largojë investimin nga Shqipëria.

/ Veritas/