Facebook ka censuruar një imazh të statujës së hyjnisë Romake, Neptun, duke thënë se “ai paraqet një imazh pa përmbajtje dhe është qartësisht seksual”.
Elisa Barbari, një shkrimtare nga Bologna, Itali, ku qëndron statuja, tentoi të përdorte imazhin e Neptunit për ta postuar në faqen e saj në Facebook, me okelion: “Histori, kuriozitete dhe pamje nga Bologna.”
“Doja të promovoja faqen time por duket e për Facebook statuja është imazh i qartë seksual që tregon shumë trupin të zhveshur” tha Barbari, postimi i të cilës ishte mohuar nga Facebook. “Vërtet? Neptuni?! Kjo është çmenduri!”.
“Aty nga vitit 1950, gjatë ceremonisë për dhënien e diplomave fëmijëve të shkollave, e mbuluan Neptunin me një copë”- vazhdoi Barbari. “Ndoshta Facebook do të preferonte që Neptunin ta vishte me rrobe përsëri… Si mund të punoj me artin…, kur edhe statuja e Neptunit tonë shpallet objekt i censurës?”.
Në deklaratën e vet, Facebook citohet se ka thënë se rrjeti social ka rregulla kundër “trupit nudo” dhe arsyeja pse imazhi i Neptunit është censuruar është pikërisht kjo, duke shtuar se nuk ka përjashtime për “arsye artistike apo edukative” që ta thyejnë rregullin.
“Përdorimi i imazhit nuk është aprovuar sepse ai shkel linjat udhëzuese të Facebook në reklamim”, deklaroi Facebook. “Ai prezanton një imazh me përmbajtje qartësisht seksuale dhe shfaq trupin e zhveshur në një pjesë shumë të madhe, madje edhe në pjesë të trupit që nuk është e nevojshme të shihen”- deklaroi Facebook.
Në Shtator Facebbok u vu nën kritika të ashpra pasi censuroi një imazh- ikonë nga Lufta e Vietnamit, ku shfaqej portreti i një vajze duke qarë gjatë sulmit me napalm.
/Veritas.com.al/