
Shembja e ndërtimeve të paligjshme ka vijuar në Parkun Kombëtar të Valbonës.
Në dy ditë Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit me mbështetjen e Policisë së Shtetit ka shembur 20 objekte.
Të enjten u prishen 8 ndërtesa me beton arme ndërsa 12 ngrehina dhe struktura prej betoni të ndërtuara pa leje u shembën të premten.
Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit thotë se do të vijojë të evidentoje dhe të godasë pa ndërprerje paligjshmërinë duke garantuar mbrojtjen e mjedisit dhe ruajtjen e zonave të mbrojtura.
Aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje nisi nga Thethi me prishjen e godinave me strukturë druri dhe beton duke u shtrirë më pas në të gjithë vendin.
Sipas kryeministrit aksioni ndaj paligjshmërisë nuk do të ndalet ndërsa hapësirat e përbashkëta do të lirohen nga zaptuesit e do ti kthehen publikut. / abcnews.al /
Komente