Kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një bashkëbisedim me gazetarët, ku ndër të tjera ka folur edhe për miratimin e ligjit të Teatrit vetëm me votat e maxhorancës në Kuvend, ndërsa pritet vendimi i Presidentit Meta nëse do ta dekretojë ose jo.

Basha tha se nëse presidenti Meta e miraton ligjin, atëherë kjo konsiderohet si pjesëmarrje në grusht shteti.  Sipas kryedemokratit, miratimi i ligjit konsiderohet si shkelje e vijave të kuqe të Kushtetutës dhe vendi ‘mund të shkojë në luftë civile’.

“Do ndjekim të gjitha hapat, por shkelja e parimeve ligjorë është kaq evidente saqë dekretimi i ligjit nuk është gjë tjetër vetëm pjesëmarrje në grusht shteti. E kam fjalën për çdo instancë që bëhet pjesë e kthimit të parlamentit në një Rajshtag të sitlit hitlerian e merr pushtete që nuk ia jep Kushtetuta. Nëse kjo vijë e kuqe shkelet ne jemi de fakto në gjendje lufte civile”- tha Basha.

Veritas.com.al/