Eneo F. 20-vjeçar nga Fieri i dha fund jetës dje, dhe i tronditi të gjithë.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në qytetin e Fierit, ndërsa pranë redaksisë së JOQ.al ka shkruar ditën e sotme një prej miqve të Eneos.

Ai ka thënë se i ka qëndruar pranë momentet e fundit teksa Eneo luftonte mes jetës e vdekjes në spital dhe shpreh revoltë ndaj një vajze, e cila ishte e dashura e Eneos dhe që mund të kishte parandaluar këtë tragjedi.

Miku i 20-vjeçarit tregon se Eneo dhe vajza nga Peqini, E. C. kishin jetuar bashkë në një banesë në Fier. Eneo ishte i dashuruar, por nuk fliste kurrë me miqtë e tij për të dashurën e tij. Madje, siç është mësuar më vonë. Eneo i ka dërguar asaj edhe një video ku i tregonte se do të vriste veten, por ajo nuk ka reaguar.

Miku i Eneos tregon:

“Eneo punonte në një rrobaqepësi dhe në mëngjes e ngre e ëma për në punë, por ai i tha se ishte i lodhur dhe nuk shkoi. E ëma iku vetëm dhe në drekë, kur erdhi nga puna, e gjeti në shtëpi. I dha lekë për të paguar dritat. Ai iku të paguante dritat dhe rrugës  bleu dhe helmin. Duke shkuar për në shtëpi, afro 50 metra, e pi një kokërr. Ndërkohë që ishte duke folur me Edlirën, pi kokrrën, i dërgon videon dhe shkon në shtëpi. Rreth orës 13:00 në drekë i tregon direkt mamasë që e piu se nuk e shtynte dot më. E ëma e dërgon me urgjencë në spital brenda 15 minutave. Në orën 3:30 të mëngjesit dha shpirt”, – rrëfen miku i Eneos.

Veritas.com.al/