Kryeministri Edi Rama ka nisur javën me një mesazh në rrjetet sociale, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë në Festivalin Kombëtar “Nona”, i cili do të zhvillohet nga 7 deri më 9 gusht në Përmet.

Ky festivali thotë Rama synon të promovojë traditat shqiptare, kulinarinë vendase dhe vlerësimin për brezin e tretë, duke e kthyer Përmetin në një pikë takimi për vizitorë nga e gjithë vendi.

“MIRËMËNGJES 😊 dhe me ftesën për t’u bërë pjesë e Festivalit Kombëtar NONA, që do të zhvillohet nga 7 deri më 9 gusht në Përmet, ku festohen tradita, kulinaria, respekti dhe dashuria për brezin e tretë, ju uroj një javë të mbarë.”,  shkruan Rama.

Festivali “Nona” do të mbahet përgjatë tre ditëve, nga 7 deri më 9 gusht, me aktivitete të dedikuara trashëgimisë kulturore, gatimeve tradicionale dhe promovimit të vlerave familjare e shoqërore.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *