Fidel Ángel Castro Díaz-Balart u gjet i vdekur të Enjten në mëngjes.
Ai është djali i parë i Liderit historik të Kubës, Fidel Kastro. Fidelino, siç e thërrisnin në familje që në moshë shumë të re, kishte studiuar në Bashkimin Sovjetik dhe ishte diplomuar si fizikant bërthamor.
Ai ishte në moshën 68 vjeç, dhe vuante nga depresioni. Ai i mori jetëën vetes në shtëpinë e tij, raporton BBC.
Vitet e fundit ai ishte këshilltar shkencor për Këshillin e Shtetit Kuban dhe ai shërbeu si nënkryetar i Akademisë së Shkencave të Kubës.
Castro Diaz-Balart ka lindur gjatë martesës së shkurtër të babait të tij me Mirta Diaz-Balart, vajzën e një politikani të shquar para revolucionit.
Familja e tij nga nëna u të bë një nga figurat më të shquara në komunitetin anti-Kastro në Florida. Kushëriri i tij Mario Diaz-Balart është një kongresmen amerikan.
Veritas.com.al/