“Fiks Fare”, program investigativ i Tv Top Channel, ka njoftuar se denoncon sonte në mbrëmje një skandal që ndodh në radhët e Policisë së Shtetit. Një shef policie bën pazar për një marrëveshje prej 30 mijë eurosh me një qytetar. Ne këmbim të parave zyrtari i policisë ofron drogë.

Oficeri i lartë i Policisë së Shtetit është filmuar me zë dhe figurë teksa bën pazare për të trafikuar kokainën. Punonjësi i policisë del garant për cilësinë e kokainës dhe tregon rrugën që ndjek ajo kur hyn në Shqipëri. Detajet i mësoni mbrëmjen e sotme në “Fiks Fare”…

Veritas.com.al/