FC Barcelona u kurorëzua si kampione e Europës për të pesëtën herë në historinë e saj duke u përballur me një Juventus të etur në ndeshjen në Berlin. Juventusi u paraqit në finale pas 12 vitesh dhe kërkuan të marrin kupën e tretë kampjone për skuadrën e tyre.  Për të dy trajnerët e ekipeve,  fitorja në Berlin do ishte qershia mbi tortë pas një sezoni shumë të rëndësishëm dhe të debatuar.

047839811-1024x661

Ku dhe kur?

Finalja e ketij sezoni u luajt në stadiumin Olympiastadion në Berlin,  Gjermani.  Arena mahnitëse u ndërtua në 1936 në të cilin u mbajtën Lojrat Olimpike.  Ky super stadium mban 74, 475 spektatorë dhe është një stadium me 4 yje i UEFA-s.  Kjo ishte hera e pare për Berlinin të mirëpresi finalen e Champions League-s.  Kjo ndeshje u luajt në orën 7:45 te darkës me orën e Berlinit,  më datë 6 Qershor.

Trasmetimi live

Ndeshja u trasmetua në Sky Sport 1 dhe në Sky Sport 5,  gjithashtu në ITV dhe në ITV HD.  Komentime të ndeshjes janë bërë në BBC Radio 5 live dhe në talkSport.

 

Ekipet dhe formacionet

Juventus-i shkoji në këtë finale pa zgjedhjen e tyre të parë në mbrojtje Giorgio Chiellini pasi kishte tërheqje të pulpës së këmbës.  Ndërsa mbrojtësi tjetër kryesor i Juventusit Andrea Barzagli pas një problemi me kofshën,  mori pjesë në këtë ndeshje.
Formacioni: Buffon,  Lichtsteiner,  Barzagli,  Bonnuci,  Evra,  Marchisio,  Pirlo,  Pogba,  Vidal,  Morata,  Tevez.

Barcelona pati një shqetësim me demtimin e Andres Iniesta,  i cili u dëmtua në ndeshjen kundra Athletic Bilbao,  ku fituan finale e Copa del Rey.  Megjithatë Iniesta u shfaq në stërvitje të mërkurën para finales.  10683603_1006306636082465_6182241111829756070_o
Formacioni: Ter Stegen,  Alba,  Alves,  Mascherano,  Pique,  Busquets,  Rakitic,  Iniesta,  Suarez,  Neymar,  Messi.

Vend qëndrimi i ekipeve

Lojtarët e Barcelonës qëndruan në hotelin Grand Hyatt me pesë yje në Potsdamer Platz,  në zemër të qytetit.  Restoranti Vox i këtij hoteli është i specializuar në gatimin e sushi-t.  Gjithashtu lojtarët patën mundësinë të shijojnë nga lista me 240 uiski të Vox Bar.  Lojtarët e Juventusit patën mundësinë të qëndrojnë në Regen Hotel në Charlottwnstrasse.  Gjithashtu dhe ky një hotel me pesë yje,  me nje restorant të vecantë,  Fischers Fritz.

Nga Klevin Delimeta