Është zyrtarizuar iniciativa e presidentit amerikan Donald Trump për Bordin e Paqes.
Presidenti amerikan Donald Trump në fjalën e tij në Forumin Ekonomik në Davos. Trump theksoi se gjatë qeverisjes së tij ka arritur të ndalojë tetë luftëra.
“Kjo është një ditë shumë emocionuese, e cila është përgatitur prej kohësh. Shumë vende sapo kanë marrë njoftimin e tyre dhe të gjithë duan të jenë pjesë e tij. Ne do të bashkëpunojmë me shumë të tjerë, përfshirë Kombet e Bashkuara.”, tha ai.
Në Davos ishin të pranishëm udhëheqës që pranuan ftesën e Donald Trump për t’u bashkuar me Këshillin e Paqes.
Midis tyre janë presidentët e Azerbajxhanit, Argjentinës, Kazakistanit, Indonezisë dhe Kosovës, si dhe kryeministri hungarez Viktor Orban dhe ai i Bullgarisë, të cilët janë gjithashtu të vetmit nga Bashkimi Evropian.
Trump gjithashtu përsëriti angazhimin e tij për të zhvendosur operacionet e SHBA-së kundër karteleve të drogës në Amerikën Latine nga deti në tokë, pa përmendur vendet ku ai synon të urdhërojë sulme.
Komente