Fjalimi i Bujar Asqeriut:

“Ktheje kokën nga teatri, pasi po vdes. Shikoni se çfarë ndodh me teatrot në rrethe, kanë vdekur. Kam shkuar në Shkodër, Fier, Sarandë dhe gjendja ka qenë skandaloze. E dini ju zonja ministre që në Fier, ujin për të larë fytyrën aktorët e merrnin nga një lokal afër me llastik? Më thoni ju zonja ministre pse studentët e talentuar që përfundojnë aktrimin nuk kthehen në rrethe? Sepse teatrot kanë vdekur”, iu drejtua Asqeriu ministres Kumbaro.

Në vijim aktori i madh, i tha Kumbaros se për 3 vjet del në pension dhe fanellën e tij mund ta varnin në Teatrin Kombëtar, por gjendja në të cilën ndodhet ai, është e turpshme.

“E dini ju zonja ministre që artistët lahen me ujë të ftohtë? E dini ju zonja ministre që nuk ka asnjë kusht? Investoni zonja ministre! Unë jam rritur jetim që 13 vjeç dhe e kam çarë vetë jetën, nuk kam frikë askënd, por më dhimbset gjendja në të cilën sot ndodhet Teatri Kombëtar”, i tha Asqeriu, Kumbaros.

Disa herë ministrja e Kulturës tentoi të hidhte batuta në drejtim të revoltës së shprehur nga Bujar Asqeriu, por aktori i njohur i tha: “unë jam ky që jam, jam i vërteti, po më pranuat mirë, nëse jo është çështja juaj”.

Grindjet në mort:

Bujar Asqeriu: Teatri ka vdekur dhe këta nuk duan. Le t’i bëjmë qejfin njëri-tjetrin, le të bëjmë teatrin. Në shfaqjet tona lahemi me ujë të ftohtë.

Tan Imami-Asqeriut: Ishte një banjo e prishur, u rregullua. Tani ti ça do më?

Asqeriu-Imamit: Ti je artist, nuk duhet të merresh me banjon. E kupton ku je? Lere zotëri..

Asqeriu-Kumbaros: Investoni zonja ministre, lëri fjalët. Nuk bëhet me pordhë por me lekë. Duhet të marrësh iniciativa dhe të mbrosh teatrin.

Veritas.com.al/