Gent Pjetri dhe Fjori Dardha nuk do të jenë më pjesë e “Fiks Fare”, teksa ata do të zëvendësohen nga dy figura të tjera arti’ shkruan sot Koha Jone.
Lajmin e ka njoftuar Olti Curri, përmes një postimi në rrjetin social Facebook. “Largohen nga moderimi i Fiks Fare, çifti simpatik Fjori Dardha dhe Gent Pjetri (Doktori)”. Ky është lajmi i fundit nga lëvizjet e reja në programacionin e TCH, ku mësohet se dyshja e konsoliduar e Fiks Fare, Fjori dhe Doktori nuk do të jenë më në drejtimin e këtij emisioni.
Mësohet nga zëra brenda redaksisë se çifti i prezantuesve do të zëvendësohet me dy aktorët që bënin pjesë tek grupi i lojërave në “Pa limit”, Devis Muka dhe Dorian Ramaliu. Përballë Sajmirit dhe Gentit në Stop, TCH ndoshta ka menduar të vendosë përballë dy meshkuj në Fiks Fare, pasi gara e audiencës vazhdon e fortë. Fjori zëvendësoi Saimirin në tavolinën e Fiks-it dhe mori menjëherë simpatinë e publikut, ndërsa Gent Pjetri është një nga figurat e para të ekranit te TCH…”!