Dritëro Azemi dhe Flaka Abdullahu janë dy shqiptarët nga Kosova të shpallur në kërkim pas aksionit policor që goditi grupin që trafikonte armë në drejtim të Shqipërisë, ku u sekuestruan edhe mbi 40 kilogramë tritol.
Nga operacioni i zhvilluar pak ditë më parë, kujtojmë se u sekuestruan edhe 200 kallëpë tritoli, sasi që dyshohej se do të përdorej për ngjarje kriminale në Shqipëri. Në pranga nga ky operacion ranë, Rigon Maliqi, Lion Pira dhe Shkëlqim Halabaku të gjithë banues në Gjilan.
“ABC News” ka siguruar foton e dy të rinjve.