Protestuesit e opozitës i kanë vënë flakën disa prej autoveturave që gjenden në oborrin e Universitetit të Prishtinës, koshave të mbeturinave, si dhe janë përleshur me policinë.Ky përshkallëzim vjen pas vendimit të Gjykatës për burgosjen me 30 ditë të deputetes së AAK-së, Donika Kadi Ejupi.
Në pamjet e transmetuara menjëherë, shihet një përfaqësues i Vetëvendosjes, Molliqaj, i cili bashkë me aktivistë të tjerë zbresin nga makina zyrtarin e qeverisë së Kosovës dhe më pas i dëmtojnë makinën.
Raportohet nderkohe qe policia që policia ka nisur arrestimet e protestuesve. Kontrolle të rrepta po kryehen në lokalet e Prishtinës.
Policia është duke kontrolluar gjithashtu edhe nxënësit dhe çantat e tyre të krahut.
19 Nën 2015