Mijëra shqiptarë të Kosovës i janë drejtuar bregdetit shqiptar për të pushuar.
Në doganën e Morinës mëngjesin e sotëm ka pasur fluks të lartë automjetesh. Mësohet se deri në mesditë kanë hyrë në Shqipëri mbi 10 mijë vetë.
Fluksi i lartë i pushuesve lidhet edhe me përfundimin e muajit të Ramazanit.
Autoritetet doganore po punojnë me procedurë të përshpejtuar për të mos krijuar radhë të gjata pritje.