Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka bërë të ditur se qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë pa viza në 99 shtete.

Sipas Hasanit, kjo ka ardhur edhe falë edhe bisedimeve të pandërprera dhe nënshkrimit të marrëveshjeve me disa shtete, së fundmi edhe me Tajlandën.

Qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë pa viza në 99 shtete, kjo falë bisedimeve të pandërprera dhe nënshkrimit të marrëveshjeve me disa shtete, së fundmi edhe me Tajlandën. Ky është një hap i rëndësishëm në forcimin e pasaportës shqiptare dhe në promovimin  e imazhit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. MEPJ do të vazhdojë punën për forcimin e pasaportës shqiptare  kudo në botë”, shkruan Hasani në rrjetin social, në Facebook.