Reshjet e borës kanë dëmtuar shtyllat elektrike duke lënë pa furnizim me energji zonën e Valbonës.
Elektricistët e OSHEE po punojnë për riparimin e fiderit 10 kV Tropojë-Valbonë. Bora dëmtoi rreth 10 shtylla, si dhe ka shkëputur përcjellësin në disa akse.
Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri, përmes një postimi në fb thotë se po punohet prej disa orësh, me mjete të rënda për ngritjen e shtyllave, dhe sistemimin e linjës, për rikthimin energjisë elektrike në zonë.