U tërbuan pasi banorët gjetën zgjidhjen për të ruajtur makinat luksoze BMW dhe Audi, të parkuara në oborr. Ata vendosën gozhdë të mprehta (në foto) në degët e pemëve mbi makinat dhe pëllumbat e zogjtë nuk mund të ndalonin më.

Kjo ishte zgjidhja për të ruajtur makinat e shtrenjta.

Banorët POSH kanë kryer një mizori duke mbushur pemët më gozhdë ‘anti-zogj’ me qëllim që të ndalojnë pëllumbat për të lëshuar glaska mbi makinat e tyre luksoze.

Gozhdët ‘anti- zogj’ janë ngulur në degët e pemëve me qëllim që të mos i lejojnë të ulen ose të bëjnë fole në pemë.

Një metodë e tillë u përdor pas kësaj edhe në qendrat tregtare me qëllim që të ruhen blerësit nga ndotja e zogjve.

Një këshilltar i Ambientit tha se gozhdët ‘duken të shëmtuara” dhe i kanë lënë ahet pa mundësinë që mbi ta të ulen zogj.

Një nga banorët që deshi të mbetet anonim tha se “Gozhdët janë ngulur me qëllimin e vetëm për mbrojtur makinat; asgjë tjetër”.

“Këtu është një problem shumë i madh me jashtëqitjet  e zogjve që bien ngado. Ata vërtet mund të krijojnë telash me makinat dhe duket se ka disa arsye pse zogjtë mblidhen në këtë zonë.

“Ne provuam metoda të tjera për të frikësuar zogjtë… Përdorëm edhe zogj druri për të gjuajtur zogjtë që vijnë, por nuk bëmë gjë me këtë”.

Veritas.com.al/

 Residents installed the spikes to stop their expensive cars getting covered in bird poo

 The spikes are more commonly used to stop birds resting and building nests on ledges and nooks on buildings