Është rasti për një falënderim publik ndaj studiuesit Kastriot Dervishi për zbulimin e vlerave të rralla, foton e At Zef Pllumit, kur po arratisej nga diktatura komuniste në vitin 1997.

Marashi, një nga ata që quheshin ‘revolucionarë” dhe “njeriu i ri”, e pikasi teksa At Zefi ishte strehuar në Shpellën e Vuklit gjatë rrrugës për në arrati.

Studiuesi Dervishi, përmes një statusi në Facebook, sjell në vëmendje goditjen që regjimi komunist i dha At Zef Pllumit.

 Postimi i Kastriot Dervishit:

“50-vjetori i arrestimit të dytë.

At Zef Pllumi dhe vigjilenca e “njeriut të ri”

Në Shqipërinë komuniste nuk ishin vetëm njerëzit e regjimit keqbërës. Propaganda krijoi “njeriun e ri”, shërbëtorin më të verbër ndaj atij sistemi. “Njeriu i ri” i droguar nga ideologjia komuniste, përkundrejt një teneqeje dekoratë, apo fletëlavdërimi, kujtonte se duke i bërë keq tjetrit i shërbente atdheut.

Historia që po tregoj është e vitit 1967, kohën kur Shqipëria komuniste mbylli institucionet fetare dhe goditi gjithë klerin e vendit. Njëri prej këtyre klerikëve, Zef Pllumi, duke mos e duruar dot atë gjendje, provoi të arratisej nga Shqipëria nëpërmjet kufirit tokësor në Rrethin e Shkodrës.

U nis i vetëm drejt kufirit. Mori drejtimin e Qafës së Pejës. Arriti t’i shpëtojë syrit të rojeve kufitare të postës së Thethit, por jo syrit të “njeriut të ri”. Në bjeshkët e Nikçit “njeriu i ri”, vigjilonte. 8 punonjës të ndërmarrjes së pyjeve e pikasën dhe kërkuan dokumentin që duhej për të qarkulluar në ato zona. Ata dyshuan dhe e shoqëruan.

Procesverbali “për kapjen e personit të dyshimtë Zef Gjeto Pllumi” u hartua nga kryetari i këshillit popullor të zonës, tekniku i pyjeve, kryetari i kooperativës Nikç dhe sekretari i organizatës bazë të partisë. Tekniku i pyjeve (i fotos), i përkushtuar deri në fund për realizimin e poshtërisë së tij, me dy punëtorë dhe dy pushkatarë e dërgoi At Zefin në Tamarë, pikërisht atje ku do ta merrnin njerëzit e specializuar të regjimit, të cilët do t’i jepnin dënimin e dytë me 25 vjet burgim.

At Zef Pllumi u burgos dy herë nga regjimi komunist në periudhat:

15.10.1946 dhe15.10.1949

Më 27.9.1967-11.4.1989 u arrestua teksa tentonte të largohej nga vendi ‘ferr’ i diktaturës,q ë e dëshmon edhe fotografia- nga më të çmuarat e arkivës së kombit. Kësisoj qëndroi 25 vjet i burgosur.

Veritas.com.al/

Image