Familja, të afërmit, miqtë dhe dashamirësit i kanë dhënë lamtumirën e fundit 20-vjeçares shqiptare, Sabrina Lekaj, e cila u vra nga i ati. Vëllai i saj 11-vjeçar Pyrrhus, nëna e saj Romina dhe gjyshja me origjinë shqiptare vajtuan të ndjerën,  shkruan sot shtypi australian duek përcjellë dhjetra fotografi nga ngjarja.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur dy javë më parë, ku Petrit Lekaj dhe vajza e tij Sabrina Lekaj u gjetën të përgjakur në makinën e kësaj të fundit. 20-vjeçarja u gjet e pajetë, e vrarë nga disa goditje me thikë. Babai i saj 49-vjeçar, u gjet me plagë në bark dhe u dërgua në spital, në gjendje kritike.

Sipas policisë, ai dyshohet se pasi vrau të bijën, tentoi të vriste veten duke goditur veten me thikë në bark. Babai i dy fëmijëve u njoh me akuzën e vrasjes së të bij nga spitali, ku qëndron nën kujdesin mjekësor dhe në ruajtje nga policia.

Natën e ngjarjes së rëndë, Sabrina kishte dalë të festonte përfundimin e një periudhe intensive provimesh. 20-vjeçarja ishte studente mjekësie.

VERITAS.COM.AL/

Sabrina Lekaj’s brother Pyrrhus, 11, at her funeral on Wednesday. Picture: Tom Huntley

Sabrina-Lekaj2

Two woman and a boy holding balloons

Sabrina Lekaj. Picture supplied

Image result for sabrina Lekaj