Shqipëria është kthyer në një destinacion të preferuar për turistët e huaj, të cilët çdo vit po shtohen.
Madje edhe vajza e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, Ivanka ka zgjedhur bregdetin shqiptar për të shijuar disa ditë pushime.
Fillimisht biznesmenia e njohur amerikane ka vizituar Sarandën. Ky detaj u zbulua përmes disa fotove të bëra virale nga mikesha e ngushtë e babait të saj, Ildiko Varga.
Por ajo nuk është mjaftuar me kaq, me jahtin e tyre Ivanka bashkë me bashkëshortin e saj, Jared Kushner kanë mbërritur në bregdetin e Jalës për të kaluar këto ditë të nxehta vere, që në fakt kanë pushtuar pjesën më të madhe të globit.