Henriette Cohen vdiq në moshën 101 vjeç. Në vitin 1944 ajo u kap me nënën e saj nga Gestapo dhe u deportua në kampin e përqendrimit në Poloni

Nga: Giorgia Baroncini 

Vdiq në moshën 101 vjeçare Henriette Cohen, më e vjetra franceze e mbijetuar e kampit te shfarosjes nazist të Auschwitzit.

E ka njoftuar Këshilli i Përfaqësimit te institucioneve hebraike në Francë. Ngushëllime u shprehen nga presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili i ka bere homazh “një gruaje kurajoze dhe të fortë, bujare dhe të përkushtuar”.

E lindur në vitin 1917 në Marsejë, Henriette u kap së bashku me vjehrrën e saj nga Gestapo në vitin 1944 dhe u deportua në kampin e përqendrimit në Poloni. Vjehrra u dërgua drejtpërsëdrejti në dhomat e gazit te Birkenaut, ajo u dërgua në Aushvic dhe u detyrua në pune  të detyruara.

Duke i mbijetuar të gjitha tmerreve, Cohen u kthye në Francë (peshonte vetëm 35 kg) në 1945. Pas kthimit në Marsejë,u bashkua me burrin dhe dy vajzat, të cilët ishin fshehur në një fermë. Gruaja pati edhe katër fëmijë të tjerë.

Henriette Cohen u ka treguar gjithmonë të rinjve historinë e saj në menyre që “askush te mos mundet ta mohojë Holokaustin”.

VERITAS.COM.AL/