“Macron është kandidat i globalizimit, i grabitjes ekonomike, i vobekjes së Francës. Unë jam kandidatja e popullit”, sulmon ajo.

Le Pen tenton ta rrëzojë Macron-in K.-O. që në fillim të debatit. Për disa minuta, ajo përmendi shumicën e çeshtjeve për të cilat ajo akuzon kundërshtarin e saj që në fillim të fushatës.

Sipas saj, ai është kandidat i financës, i globalizimit, “këshilltari” i François Hollande, ai që e “shet Francën në dëm të interesave kombëtare”, autori i ligjit të El Khomri dhe kandidat i bashkësirizmit. Strategjia e kandidates që sipas sondazheve del e humbur, është e qartë: Ta bëjë kundërshtarin e saj të humbasë toruan.

“Ju jeni Franca që nënshtrohet.” Një përkëdheli për zgjedhëzit e Jean-Luc Mélenchon. Me gjithë tentativat e saj në adresë të tyre, “të panënshtruarit” janë 13 %.

Veritas.com.al/