Informacionet për akte terroriste alarmojnë policinë e Tiranës.
Forcat e rendit kanë marrë urdhër të jenë në gadishmëri të plotë ditën e sotme. Urdhri është arsyetuar me sinjalizimet për akte terroriste, por deri më tani nuk ka ende një informacion për ngjarje konkrete. Në rrugët e Tiranës janë vënë rë forca të shumta qe patrullojne.
Mësohet se efektivët e policisë kanë marrë urdhër të jenë gati për çdo ngjarje, ndërkohë që janë dyfishuar patrullimet në rrugët e kryeqytetit. Burime nga policia thanë se në qendrat tregtare janë stacionuar me urgjencë forca të shumta. Po ashtu, forca sigurie do të përqëndrohen në godinat e institucioneve kryesore në vend.
Në vëzhgim intensiv do të mbahen edhe ambjente të tjera publike. Nuk ka një konfirmim zyrtar për burimin e informacioneve, por një ditë më parë, FBI furnizoi me të dhëna konkrete rrezikun që i kanosej Italisë nga terroristët e ISIS.