(FOTO: Vehbi Alimuça në gjyq. Arkiv)/

Policia njofton se ka arrestuar djalin e Veehbi Alimuça, i njohur ndryshe edhe si ‘bosi i Vefa-s.

Artan Alimuça, 41 vjeç ishte shpallur n kërkim pasi gjykata e ka dënuar me 4 vjet burgim për ‘larje parash’. Ai ishte gjykuar bashkë me të atin, Vehbiun, për dëmin e shkaktuar ndaj financave të qytetarëve shqiptarë në vitet 1995-96, kur ngritën një piramidë mashtruese financiare.

Rënia e piramidave financiare u bënë shkak për turbullirat kombëtare të vitit 1997.

Megjithëse humbën miliona e miliona dollarë, në llogarinë e tyre, më në fund u gjetën vetëm 647 mijë dollarë.

Veritas.com.a/